Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

16:38 | 09 Nëntor 2020
Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Vdekja e viktimës është konstatuar edhe nga ekipet mjekësore. Ndërsa rastin për IndeksOnline ka konfirmuar për IndeksOnline edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth 15:00, kemi pranar informatën për një person të alivanosur rrugën Uran Ajeti në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend ngjare ku edhe është konstatuar vdekja e personit”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së.

Ndryshe, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Komento: