Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Prizrenit.
Në fshatin Kuzhnin të Hsit të Prizrenit është gjetur një trup i pajetë i një personi.
Policia thotë se viktima ishte dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar se ai është pa shenja jete.
“Fshati Kuzhnin-Has, Prizren 20.12.2018-18:02. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. I njëjti është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.