Gjendet pa shenja jete një person në rajonin e Prizrenit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjendet pa shenja jete një person në rajonin e Prizrenit

10:26 | 21 Dhjetor 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Prizrenit.

Në fshatin Kuzhnin të Hsit të Prizrenit është gjetur një trup i pajetë i një personi.

Policia thotë se viktima ishte dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar se ai është pa shenja jete.

“Fshati Kuzhnin-Has, Prizren 20.12.2018-18:02. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. I njëjti është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Komento: