Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Skenderajt.
Një 85 vjeçar ka mbetur pa shenja jetë në Skenderaj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për pjesën jugore të Mitrovicës, Avni Zahiti, përmes një komunikate për media njofton se dyshohet që vdekja e tij të jetë shkaktuar nga plagët e zjarrit.
“Me datën 24 mars 2019, në stacionin policor në Skenderaj, është raportuar se një 85 vjeçar ka mbetur pa shenja jete, ku dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga plagët e pësuara nga zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Sipas Zahitit, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës. Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij. Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, ka thënë ai.