Gjendet pa shenja jete një person në tregun e gjelbër në Viti/ Policia: Dyshohet për vetëvrasje

13:03 | 22 Mars 2024

Një person i moshës 54 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Tregun e Gjelbër në Viti, raporton Front Online.

Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitë relevante dhe ekipet mjekësore.

Sipas Policisë së Kosovës, nga hetimet e para dyshohet se viktima është vetëvrarë dhe me urdhër të prokurorit trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vërejtur një person pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbër në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Viti . Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ekipet mjekësorë. Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi Kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhvilluar policia e Kosovës njësiti i hetimeve rajonale”, ka thënë për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

 

Komento: