Gjendet pa shenja jete një person në tualetin e shkollës

08:27 | 09 Shkurt 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në tualetin e një shkolle fillore në Partesh.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës

Fsh. Budrigë e ulët, Partesh 08.02.2021 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete.

Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një sholle tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Komento: