Gjendet pa shenja jete një person në Veri të Mitrovicës

17:37 | 04 Prill 2019

Është gjetur pa shenja jete një mashkull sot afër lumit Ibër në Veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Po është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkullore sot pranë Lumit Ibër rrethanat nuk dihen ende po pritet që në vend të ngjarjes të vjen mjekësia ligjore”, tha Hoti.

Sipas Hotit pranë tij është gjetur një çakmak, një lugë dhe cigaret e tij.

Momentalisht nuk dihet identiteti i personit dhe mosha e tij.

Komento: