Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

09:45 | 10 Korrik 2026
gjendet-pa-shenja-jete-nje-shtetase-e-malit-te-zi-ne-banje-te-istogut

Një femër shtetase e Malit të Zi është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 17:00, në fshatin Banjë të komunës së Istogut.

Sipas policisë, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit, me qëllim përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin./Gazeta10

Komento: