Gjendet pa shenja jete vajza e Mehmet Krajës, Arzana

11:58 | 13 November 2019

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Lajmin se ka vdekur një person e ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa Koha.net raporton se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.

Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Komento: