Gjendet Riza Thaqi, 42-vjeçari i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar

14:56 | 08 Janar 2026
Gjendet Riza Thaqi, 42-vjeçari i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pas më shumë se dy jave 42-vjeçari, Riza Thaqit nga Prizreni.

Ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij që nga 23 dhjetorit i vitit që lamë pas, teksa i njëjti tanimë gjendet pranë familjes.

“Pas publikimit të fotografive të tij, me autorizim të Prokurorisë, në faqen zyrtare si “Person i Zhdukur”, falë informacioneve të ofruara nga qytetarët u arrit të lokalizohej vendndodhja e tij. Personi është marrë nga ana e Policisë dhe i është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren falënderon të gjithë qytetarët për ndihmën dhe informatat e ofruara lidhur me rastin”.

Komento: