Gjendet vajza e mitur e cila ishte zhdukur nga Fushë-Kosova, policia jep detaje

09:56 | 10 Shkurt 2022

Ditë më parë është raportuar për zhdukjen e një vajze të mitur në Fushë-Kosovë.

Së fundi nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se e njëjta është gjetur dhe intervistuar meqë rast e njëjta ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“SULM SEKSUAL

Fushë Kosovë 04-09.02.2022 – 19:10. Viktima femër kosovare e mitur e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur, është intervistuar dhe e njëjta ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur.

Me vendim të prokurorin, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”.

Komento: