Gjendet vetura e vjedhur në Prizren

16:08 | 07 Maj 2019

Një veturë ishte vjedhur në komunën e Prizrenit.

Sot një rast i vjedhjes së veturës është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit.

Vetura është e tipit Toyota Chrysler me targa vendore dhe është vjedhur në oborrin e shtëpisë së viktimës.

“Pas pranimit të informacionit nga ana e viktimës, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku pas një punë intensive të hetueseve të Policisë është arritur që të gjendet automjeti i vjedhur i cili ishte në një rrugë lokale të fshatit Korishë”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku është gjetur vetura e vjedhur dhe më pas i është kthyer pronarit.

Hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe ndalimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre.

Komento: