Gjendet zëvendësuesi i Piatek – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjendet zëvendësuesi i Piatek

08:41 | 08 Shkurt 2019

Genoa ka gjetur zëvendësuesin e Krzysztof Piatek, i cili në janar u tranfeua te Milani.

Portieri i Genoa, Ionut Radu ka pohuar se djali i ri Antonio Sanabria nuk është “më keq” se paraardhësi Krzysztof Piatek.
Sanabria është sjellë si zëvendësim për Piatek, i cili u bashkua me Milanin pas vetëm gjysmë sezon me Genoa dhe ka shënuar dy herë në kthimin e tij në Serie A.

“Ai është një lojtar i madh dhe ai ka teknikë të shkëlqyeshme”, tha Radu për Sky Sport Italia, përcjell ORAinfo.

“Sipas mendimit tim ai mund të na ndihmojë shumë. Ne tani duhet të përshtatemi sepse Piatek ishte gjithashtu shumë i mirë, por tani kemi Sanabria, i cili nuk është më keq se ai”.

Ish sulmuesi i Real Betis dhe Roma, ndërkohë i tha Gazzetta dello Sport: “Jam shumë i lumtur që jam në Genoa”.

“Anëtarët e rinj të skuadrës time më kanë bërë që të ndihem si një tjetër prej tyre. Prandelli gjithashtu më ka ndihmuar shumë”, ka thënë ai. /ORAinfo/

Komento: