
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot, se në orët e para të mëngjesit është vrarë një rreshter I policisë në fshatin Banjskë të Leposaviqit.
A.B. sipas Kurtit është vrarë nga sulmues profesionistë me maska e të armatosur rëndë.
I plagosur ka mbetur edhe një polic I njësisë kufitare. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
“Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur”, njofton Kurti.