Gjendja e tanishme epidemiologjike me rastet e koronavirusit në Kosovë

10:12 | 27 Tetor 2020

Kjo është gjendja epidemiologjike me rastet e koronavirusit në Kosovë.

Ngritja e lakores së shifrave me COVID-19 në Kosovë mbetet përsëri alarmante.

Vetëm në 24 orët e fundit, të dhëna këto të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë shënuar 205 raste të reja me koronavirus, njofton Klan Kosova.

Nga këto të dhëna rezulton se raste aktive me COVID-19 janë 2 mijë e 332

Ndërkaq, vetëm në komunën e Prishtinës janë 941 raste aktive me COVID-19. Shifra këto që janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

E shkak i COVID 19, sipas kësaj pasqyre vetëm në komunën e Prishtinës kanë vdekur 83 persona, kurse janë shëruar 4 mijë e 851 të tjerë.

Hoti ka publikuar pasqyrën epidemiologjike me raste aktive të virusit COVID-19 nëpër komunat e Kosovë që nga 13 marsi e deri më 25 tetor.

E në total numri i rasteve pozitive që nga 13 marsi në Prishtinë është 5 mijë e 875 raste me COVID-19.

Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është komuna e Gjilanit me 220 sosh, ndërsa 60 raste janë në komunën e Ferizajt.

Komento: