Gjendja me Covid-19 po përkeqësohet, të dielën dita me më së shumti raste

20:26 | 08 Qershor 2020

Të dielën është shënuar dita me më së shumti raste të reja me koronavirus.

Drejtori Gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se sot ka më së shumti raste të konfirmuara me Covid-19 në nivel global.

Ai ka bërë të ditur se të dielën janë konfirmuar më shumë se 136 mijë raste pozitive me Covid-19 në të gjithë botën.

“Edhe pse situata në Europë po përmirësohet, globalisht po përkeqësohet”, ka thënë drejtori i OBSH’së në një konferencë për medie.

E diela ishte edhe zyrtarisht dita me më së shumti raste të konfirmuara prej fillimit të pandemisë.

Komento: