Gjendja me rrymën mund të përkeqësohet, Qeveria merr këtë vendim!

11:34 | 11 Janar 2023

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa masa emergjente në lidhje me energjinë elektrike meqë gjendja aktuale mund të përkeqësohet muajt e ardhshëm për shkak të ftohjes së motit.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se duke marrë parasysh se gjendja aktuale me çështjen e energjisë mund të përkeqësohet, si dhe çmimet e importit të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, Ministria e Ekonomisë ka propozuar masat emergjente në furnizim me energji.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në prezantimin e masave tha se të tjera shtesë mund të ndërmerren varësisht situatës.

“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të ketë rrisqe të lidhura me rritjen eventuale që pritet gjatë fundit të muajit shkurt dhe muajit mars veçanërisht me ftohjen e motit në gjithë Europën. Propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave, obligohen institucionet si KEDS, KOSTT, Ministria e Ekonomisë të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të Komitetit Teknik Emergjent, siç parashihet me ligj dhe udhëzimin administrativ”.

Komento: