
Nuk ka fluks të madh në pikat kufitare mëngjesin e së enjtes.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.
Pritjet më të gjata raportohen në pikën kufitare në Dheu i Bardhë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 20 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.
Ndërkaq për të dalë nga Kosova pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë deri në një orë. Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.
