Zyrtarët policorë nuk lejonin qarkullimin e veturave në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj. Kjo për arsye se gjatë së shtunës do të bëhej pastrimi i qendrës së qytetit i cili u vërshua dy ditë më parë.
Kompanitë e pastrimit e zjarrëfikësit po bënin çdo përpjekje për ta rikthyer qytetin në gjendjen e mëhershme.
Këtë po e bjënë edhe pronarët e biznesve me orë të tëra.
E në mungesë të ujit për pastrim, atë po e sigurojnë në një mënyrë tjetër.
Derisa gjendja po shkon drejt stabilizimit, pronaret thone se u perballen me situate te rrezikshme e deme jashtezakonisht te medha.
Se dëmet kane arritur vleren e miliona eurove, e pohon edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
I pari i kesaj komune tregon po ashtu se sa familje jane evakuar gjate perballjes me permbytjen e qytetit.
Nderkohe. për familjet e prekura nga vërshimet, në palestrën “Ilaz Kodra”, u shperndane pako me ndihma.
Autoritetet komunale ne Skenderajt po kerkojne nga niveli qendor qe te ndihmohen ne kompensimin e demeve nga vërshimet, nderkohe qe kryeministri Albin Kurti gjate dites se djeshme ka thene se shume shpejt do te nise vleresimi i demeve te shkaktuara.