
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë autorizuar një vizitë të ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Kosovë, për arsye humanitare.
Kështu është bërë e ditur për Gazetën Express, nga Specialja. Në përgjigje theksohet se, Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se Trupi Gjykues e ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të organizojë këtë vizitë.
Ndërsa, siç raportohet, arsyeja e ardhjes së Krasniqit në Kosovë, është përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi. Po ashtu, siç raporton Klan Kosova, ekipet e EULEX-it janë aktualisht te shtëpia e tij në Velani të Prishtinës.