Gjendja shëndetësore e Vertonghen, ky është lajmi i fundit

21:39 | 02 Maj 2019

Lojtari pati tretman special pas përplasjes kokë.

Skuadra e Tottenham Hotspur ka njoftuar për të rejat e fundit rreth gjendjes shëndetësore të mbrojtësit të skuadrës, Jan Vertonghen.

Mbrojtësi belg është në dyshim për ndeshjen e kthimit kundër Ajax Amsterdam, edhe pse konfirmimet e fundit thonë se ai nuk ka pasur tronditje.

Lojtari pati tretman special pas përplasjes kokë më kokë me shokun e skuadrës, Toby Alderweireld, në humbjen kundër Ajax.

Lajmi i mirë është se skuadra londineze ka konfirmuar se lojtari nuk ka pësuar ndonjë tronditje të rëndë, transmeton lajmi.

Gjithsesi, është akoma në dyshim paraqitja e tij për ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në Amsterdam.

Tottenham është përballur me shumë mungesa në pikën kyçe të sezonit. Ata kanë humbur lojtarë si Harry Kane, Harry Winks e Serge Aurier dhe mungesa e Vertonghen do t’i vështirësonte edhe më shumë punët e Mauricio Pochettino.

Komento: