
Suhareka po përballet me një situatë të rënduar sa i përket menaxhimit të mbeturinave, pasi prej disa ditësh nuk është bërë grumbullimi i tyre në disa zona të komunës.
Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Insajderi, kompania e pastrimit “Eko Regjion”, e cila është e kontraktuar për këtë shërbim, ka pezulluar përkohësisht punën. Arsyeja e këtij vendimi lidhet me kërkesën e saj për rritje të tarifës së shërbimeve ndaj komunës.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë gjendjen e rëndë në terren, ku kontejnerët janë të stërmbushur dhe mbeturinat janë shpërndarë përreth, duke rrezikuar edhe shëndetin publik.