Gjendje e jashtëzakonshme në Venecia

22:23 | 14 Nëntor 2019

Venecia shpall gjendje të jashtëzakonshme.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, njoftoi gjendjen e jashtëzakonshme për Venecian e goditur nga përmbytjet.

Rreth 20 milionë euro po shpërndahen në qytetin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që po vuan përmbytjen e dytë më të keqe të kohërave moderne.

“Paratë do të ndihmojnë qytetin dhe popullsinë”, shkroi Conte në Tëitter pas një mbledhjeje të kabinetit.

Të martën, niveli i ujit arriti një lartësi prej 187 centimetrash dhe që atëherë niveli ka mbetur mbi 90 centimetra.

Përmbytja më e keqe në kohët moderne për Venecian, ndodhi kur uji arriti 194 centimetra në nëntor të vitit 1966 dhe përmbytjet shkatërruan gjithashtu pjesën më të madhe të Firences.

Komento: