Gjendje e keqe e lojërave në Gërmi, e pëson keq një 3 vjeçar

16:37 | 17 August 2019

Një fëmijë 3 vjeçar është lënduar në Parkun e Gërmisë.

Për shkak të gjendjes së keqe të lojërave në Parkun e Gërmisë e ka pësuar një fëmijë i moshës 3 vjeçare.

Sipas raportimit të një qytetari në ‘Twitter’ një fëmijë është rrëzuar nga ura 160 centimetra e lartë.

“Nje fmi rreth 3 vjet, sa po u rrexu prej kesaj ures rreth 160cm naltesi. Fmiu vjelli meniher mas rreximit. InshAllah nuk ka lendim ne koke!”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Qytetari në postimin e tij ankohet se nuk ka kurrfarë mirëmbajtje të lojërave në Parkun e Gërmisë edhe pse hyrja me veturë është një euro.

Komento: