Reshjet e shiut janë aktive anembanë vendit sot.
Por disa prej komunave janë më të prekura, ku janë shkaktuar edhe vërshime të shumta.
Gjendja aspak e mirë është në Skenderaj. Si rrjedhojë e vërshimeve, në komunën e Skenderajt është pamundësuar sot edhe qarkullimi i rregullt i automjeteve.
Nga kjo komunë kanë deklaruar se gjendja është emergjente dhe se janë në teren me të gjitha ekipet.
E një fotografi e publikuar së fundi në rrjetet sociale tregon qartë gjendjen mjaftë të vështirë si pasojë e këtyre vërshimeve.