
Gjeneral Giqa Knushi ka dalë në përkrahje të Ruzhdi Shehut në garën për kryetar të Junikut në zgjedhet lokale të 12 tetorit.
Ai përmes një postimi ka kërkuar nga banorët e Junikut ta votojnë masivikisht Shehun të dielën e 12 tetorit, raporton ORAinfo.
Postimi i plotë:
Junikas të nderuar që jetoni në Junik dhe në diasporë,
Para 4 vitesh e kam përkrahë Ruzhdi Shehun sepse kam besu në fjalët e tij.
Sot jam kthye në Junik edhe jam shumë i lumtun me çka po shoh. Premtimet nuk kanë mbetë vetëm fjalë por janë bërë realitet.
Rruga për Rastavicë është si në Zvicër. Rruga për bjeshkë që është zemra e Junikut po ashtu si në alpet Zvicrrane. Dritat SMART, kamerat e sigurisë, QKMF 24 orë, çerdhja e re, shkolla e re, unaza e qytetit, kanalizimi, kanalet e ujitjes tokave, rrugët e lagjeve, krejt këto që janë premtuar janë bërë.
Ndjehem krenar që jam prej Junikut. Sepse Juniku po zhvillohet si kurrë më parë.
E çka është edhe më mirë, puna nuk ka të ndalur për asnjë moment. Sot janë gati 10 vendpunishte aktive në Junik. Kjo tregon që puna po vazhdon, e zhvillimi veç sa ka nisë.
Për këtë arsye, Ruzhdi Shehu e meriton edhe një mandat. Ai e ka mbajt fjalën. Ka punu pa ndalë, me nder, me përkushtim, dhe me duar të pastra.
Kësaj radhe, Juniku nuk ka nevojë me u mendu gjatë sepse Ruzhdi Shehu është zgjidhja e vetme.
Urime mandatin e dytë Ruzhdi Shehu. Kësaj here ska nevojë me të votu 2 herë sepse fitoren e ke në roundin e parë, pa balotazh!
Urime Junik❤️