Gjenerali amerikan zbulon pse anuloi vizitën në Kosovë muaj më parë, a ishte taksa?

20:18 | 10 May 2019

Timothy Orr me dy versione për vizitën e anuluar muaj më parë.

Vizita e amerikanit Timothy Orr e gëzoi fort.

Madje në pritjen që i organizoi në kryeministri, Ramush Haradinaj nuk e lëshoi pa dhuratë gjeneralin në pension.

Por ardhjen e amerikanit, kosovari e priti gjatë, pasi një vizitë ai e kishte anuluar muaj më parë kur ishte ftuar në përvjetorin e pavarësisë.

E arsyetimi që ishte dhënë atë botë, e bënte fajtor pikërisht Haradinajn, për shkak se lidhej me qëndrimin e qeverisë amerikane kundër taksës për mallrat serbe, njofton Klan Kosova.

Por, këtë version zyrtar të dhënë edhe nga ambasada në Prishtinë, po e mohon vetë ushtaraku.

E arsyetimi tjetër ishte dhënë në dy raste, dhe atë zyrtarisht.

Komento: