
Gjeneral Major Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowas, është takuar me anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes dhe të Sigurisë të Odës Amerikane.
Gjatë diskutimit, Osborn u informua lidhur me objektivat strategjike të Komitetit, duke përfshirë rekomandimet e Komitetit për politikat e forcimit të kornizës së sigurisë kombëtare të Kosovës dhe zhvillimin e aftësive industriale në fushën e mbrojtje.
Në diskutime u theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitar në nxitjen e sektorëve fleksibilë dhe modernë të mbrojtjes, duke vënë në pah vlerën e partneriteteve të vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe institucioneve aleate.
Kjo odë njofton se takimi u mundësua nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.