Gjenerali Rrahman Rama flet për mbështetjen qe ka FSK për t’u bërë ushtri

22:24 | 10 December 2018

Republika e Kosovës pritet të bëhet me ushtri këtë të premte me 14 dhjetor.

Me këtë rast, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe komandant i ardhshëm i Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se janë gati për transformimin në Ushtri.

Ai duke thënë këtë ka lënë po ashtu të kuptohet se kanë edhe përkrahje të NATO-s ngase FSK, sipas tij, është produkt i Aleancave Veri Atlantike.

“Ne jemi njëfarë forme si fëmiëjt e NTAOS…dhe të gjitha këot kapacitete që i kemi aktualisht janë prej NATO-s dhe aktivitetet që i bëjmë ne janë pjesë e NATO-s dhe ne i kmi marë yhvillud he për at ëjemi në terren dhe jemi të gatshëm të jemi një ushtri”, ka thënë për emisionin “Zona B” në Klan Kosova.

Ai po ashtu ka thënë se kanë 14 marrëveshje bileterale me partnerët.

Komento: