Gjergj Dedaj: Vjosa Osmani është e lindur për përçarje

16:44 | 25 Janar 2024
gjergj-dedaj:-vjosa-osmani-eshte-e-lindur-per-percarje


Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj për Front Online ka thënë se aktakuza e ngritur kundër tij u bë për shkak të ndikimit që Presidentja Vjosa Osmani ka në drejtësi.

 “Normal që nëse ka drejtësi të pa kapur ky proces as që do duhej të hapej, por shenjat janë se kjo ka tashmë ndikim dhe influencë në drejtësi dhe institucionet tjera të cilat do duhej të ishin të pavarura”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, ai thotë se Presidentja Vjosa Osmani është e lindur për përçarje.

“Kjo është një grua hakmarrëse, përçarëse dhe me simptoma të diktaturës staliniste e lindur për përçarje dhe përndjekje të kundërshtarëve politik”, ka thënë ai për Front Online.

 

Komento: