Gjermani i premton Kosovës ndihmë në zhvillimin bujqësor të vendit

12:05 | 13 Tetor 2022

Në një takim në Berlin me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, shteti gjerman është zotuar të ndihmojë Kosovën dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në sektorin e bujqësisë, lajmëroi Ministria Federale Gjermane e Bujqësisë.

Ministri gjerman i bujqësisë, Cem Odemir, u zotua të jetë krah Kosovën në zhvillim bujqësor të saj.

“Ne si Ministri jemi të përkushtuar për të qartësuar perspektivat e anëtarësimit për Kosovën dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështesim zhvillimin e sektorit bujqësor të Kosovës me projekte dhe formate dialogu”, ka thënë ai.

Komento: