Policia gjermane ka vënë në pranga të riun shqiptar që dyshohet për vrasje
Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane.
Bëhet fjalë për një shqiptar me emrin Fisnik H, i cili dyshohet se para dy javësh e ka vrarë një 31 vjeçar turk.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Kiel-it më 28 qershor.
Me këtë datë pak para mesnatës në rrugën “Gustav-Schatz-Hof” në qytetin e Kielit, shqiptari ka qëlluar disa herë mbi 31-vjeçarin turk, i cili vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij rasti.
Fisnik H, ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, raportojnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv.
Ai u shpall në kërkim nga autoritetet gjermane, duke ofruar tre mijë euro në kërkim të informacioneve për vendndodhjen e tij.
Shqiptari u arrestua të dielen pasdite në qytetin e Kiel-it në Gjermani.
23 vjeçari pritet të dërgohet para gjykatës.