Gjermani, treni del nga shinat, ka të vdekur

17:30 | 03 Qershor 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një tren ka dalë nga shinat në jug të Gjermanisë të premten.

Lajmin e konfirmoi për CNN një zyrtar i krahinës Garmisch-Partenkirchen.

Policia tha se treni po udhëtonte nga kjo zonë për në Bavari, në drejtim të Mynihut, kur edhe doli nga shinat.
Skuadrat e emergjencave civile janë në vendngjarje dhe po vijon operacioni i shpëtimit.

Komento: