
Një çift i martuar gjerman u arrestua me dyshimin se kishin krijuar kontakte me shkencëtarë gjermanë për të marrë informacione mbi teknologjitë me përdorim të mundshëm ushtarak për Kinën, thanë të mërkurën prokurorët federalë.
Çifti, i identifikuar vetëm si Xuejun C. dhe Hua S. në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, dyshohet se punojnë për një agjenci kineze të inteligjencës dhe se kërkojnë informacion mbi teknologjinë e lartë me aplikime ushtarake.
Arrestimet, të cilat u kryen të mërkurën, vijnë ndërsa autoritetet gjermane paralajmërojnë për shqetësime në rritje të sigurisë nga Kina.
E shqetësuar për transferimin e teknologjisë, qeveria gjermane nën kancelarin Friedrich Merz, i cili vizitoi Kinën në shkurt, po kërkon të “zvogëlojë rrezikun” e lidhjeve ekonomike. Pekini i ka mohuar vazhdimisht akuzat për spiunazh.
Në urdhër-arrestin, çifti akuzohej për vendosjen e kontakteve me shkencëtarë në universitete dhe institucione kërkimore gjermane, përfshirë profesorë në inxhinieri hapësinore, shkenca kompjuterike dhe inteligjencë artificiale.Ata dyshohej gjithashtu se herë pas here paraqiteshin si përkthyes ose punonjës të një prodhuesi automobilash. Sipas Prokurorëve, disa shkencëtarë u joshën në Kinë për të dhënë leksione me pagesë para një audience civile, kur në realitet, në to po merrnin pjesë përfaqësues të kompanive shtetërore të mbrojtjes.