Gjermania do të ndajë 50 miliardë euro për periudhën pas coronavirusit

12:47 | 05 April 2020

Gjermania parashikon të ndajë 50 miliardë euro për periudhën pas coronavirusit.

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, po e shqyrton mundësinë e ndarjes së 50 miliardë eurove për një program të rimëkëmbjes ekonomike që do të zbatohej pas përfundimit të krizës shëndetësore të lidhur me coronavirusin, raporton “Der Spiegel”.

Sipas javores, Olaf Scholz po e shqyrton mundësinë edhe të shfrytëzimit të një fondi të destinuar për integrimin e refugjatëve për të financuar këtë plan të rimëkëmbjes, raporton Reuters.

“Më e keqja është të bëhen kursime gjatë krizës për të frenuar krizën”, ka thënë ai sipas “Der Spiegel”. “Duhet bërë saktësisht të kundërtën”.

Deputetët gjermanë janë deklaruar javën e kaluar për një pezullim të paparë të dispozitave kushtetuese që kufizojnë borxhin për t’i mundësuar Qeverisë të zbutë shokun ekonomik të shkaktuar nga epidemia e coronavirusit.

I një shume totale prej 750 miliardë euro, plani i parë i mbështetjes qeveritare parasheh sidomos një zgjatje buxhetor prej 156 miliardë eurove dhe ndarjen edhe të 100 miliardë eurove për një fond stabiliteti

Komento: