Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunit në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, deklaroi se vendi po përgatit masat kundër sëmundjes.
Në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë ai tha se rekomandimet për izolim dhe karantinë janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Robert Koch.
Lauterbach tha se rregullat e reja për këtë sëmundje do të vendosen së shpejti, ku po shqyrtohet edhe rekomandimi i vaksinave për personat e veçantë.
Karl tha se nuk bëhet fjalë për vaksinimin e popullatës në përgjithësi, por mbështet veprimin e vendosur.
Lauterbach shtoi se “epidemia globale është aq e pazakontë sa në këto momente duhet të reagojmë shpejt dhe me forcë”.
Ministri theksoi se sipas të dhënave aktuale, kryesisht të infektuar janë meshkujt që kanë kryer marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë, dhe se tani bëhet fjalë për t’iu qasur grupeve në rrezik me ndershmëri, e cila nuk duhet të keqinterpretohet si një stigmë.
Ndërsa virologu Schmidt-Chanas nuk sheh rrezik të përhapjes në shkallë të gjerë të lisë së majmunit.