Gjermania është gati për embargon ndaj naftës ruse

18:00 | 02 Maj 2022

Gjermania do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Me një embargo ruse të naftës do të kishim një problem lokal dhe padyshim një rritje të çmimeve dhe ndoshta zinxhirët e furnizimit nuk do të ishin të sigurt, por nuk do të ndikonte në ekonominë kombëtare në tërësi. Pra, pas dy muajsh punë, mund të them se Gjermania nuk është kundër një embargoje nafte ndaj Rusisë. Është e qartë se është një ngarkesë e rëndë për t’u përballuar, por ne jemi të gatshëm ta bëjmë”.

Kështu deklaroi ministri gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik, Robert Habeck, duke arritur në Këshillin e Ministrave të Energjisë në Bruksel.

Ministrat e Energjisë së Bashkimit Evropian zhvillojnw bisedime urgjente sot, ndërsa blloku përpiqet për një përgjigje të bashkuar ndaj kërkesës së Moskës që blerësit evropianë të paguajnë për gazin rus në rubla ose të përballen me ndërprerjen e furnizimit të tyre.

Takimi vjen pasi Komisioni Evropian zhvilloi diskutime gjatë fundjavës me vendet anëtare më të prekura.

Komento: