Gjermania heq karantinën për kosovarët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjermania heq karantinën për kosovarët

15:40 | 15 Maj 2021

Gjermania heq karantinën për kosovarët.

Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në Gjermani dhe në shumë pjesë të botës qeveria gjermane ka lehtësuar masat për udhëtime në disa vende.

Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë ashtu siç ishte më parë.

Gazetari i njohur i Deutsche Welle Bahri Cani nëpërmjet një video në kanalin e tij në youtube ka informuar të gjithë mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera, mirëpo vlen të theksohet se duhet të keni patjetër me vete një test “negativ” jo më i vjetër se 48 orë.

Komento: