Gjermania i përjashtoi 3 futbollistë të tij nga Kombëtarja, vjen reagimi i Bayernit

20:53 | 06 March 2019

Bayerni ka reaguar pasi Gjermania ka përjashtuar tre lojtar të tij nga Kombëtarja.

Loë konfirmoi dje se ai personalisht i ka kontaktuar Mats Hummelsin, Thomas Mullerin dhe Jerome Boatengun për t’iu thënë se karrierat e tyre me kombëtaren kanë mbaruar.

“Viti 2019 është vit i një fillimi të ri për ekipin kombëtar të Gjermanisë. Ne duam të vazhdojmë ndryshimin që e nisem në fund të vitit të kaluar. I falënderoj Matsin, Jeromen dhe Thomasin për vitet e shumta të suksesshme, jashtëzakonshme dhe unike së bashku. Në ekipin kombëtar, megjithatë, është më rëndësi ta shtrojmë rrugën për të ardhmen”, tha të martën Loë.

Por, Bayerni mendon se trajneri i Gjermanisë nuk është dashur ta bënte këtë gjë tani kur klubi i ka dy ndeshje të rëndësishme në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, duke pohuar se vendimi i tij mund të ketë ndikim në përqendrimin e tyre në lojën e bavarezëve.

“Është parim yni që të mos i komentojmë vendimet sportive të trajnerit të kombëtares sepse përzgjedhja e skuadrës së ekipit kombëtar është përgjegjësi vetëm e Joachim Loë. Por, njëkohësisht, ne e vëmë në pikëpyetje kohën dhe rrethanat në të cilat ai ia kumtoi vendimin lojtarëve dhe mediave”, thuhet në reagimin e Bayernit.

“Hera e fundit kur Gjermania luajti një ndeshje ishte 19 nëntori 2018. Në jemi të zhgënjyer se lojtarët dhe publiku u informua për këtë vendim tre muaj e gjysmë më vonë, dhe pak para ndeshjeve të rëndësishme të Bayern Munichut”, thuhet në më tej në reagim.

Bayerni do të takohet me Ëolfsburgun në fundjavë në Bundesligë, dhe do ta ketë një ndeshje shumë të rëndësishme kur e pret Liverpoolin në “Allianz Arena” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Komento: