Gjermania ia ripërsërit kërkesën Kosovës dhe Serbisë: Kthehuni së më shpejt në dialog

00:07 | 29 September 2021

Sekretari i shtetit gjerman në zyrën federale për marrëdhënie me jashtë, Miguel Berger ka kërkuar që Kosova e Serbia ta shtensionojnë situatën në veri.

Përmes një postim në Twitter pas takimit që pati me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, Berger ka kërkuar që të dy vendet të kthehen sa më shpejtë që të jetë e mundur në tavolinën e dialogut.

“Takova sot zv/kryeministrin Besnik Bislimi. Dhe folëm për dialogun dhe marrëdhëniet e mira bilaterale. Është e rëndësishme që të dy palët të de-përshkallëzojnë situatën dhe të kthehen sa më shpejt në tavolinën e bisedimeve. Progresi në dialog është në interes të të dyja palëve”, ka shkruar ai.

Komento: