Gjermania kujtonë 80 mijë jetët e humbura gjatë pandemisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjermania kujtonë 80 mijë jetët e humbura gjatë pandemisë

17:06 | 18 Prill 2021

Krerët e shtetit gjerman kujtojnë 80 mijë jetët e humbura gjatë pandemisë.

Koronavirusi i ri vazhdon të përhapet me ritme shqetësuese, sipas OBSH-së, pasi ka shënuar mbi 3 milionë vik,tima në gjithë botën.

Të dielën, Gjermania u bë vendi i radhës që përkujtoi jetët e humbura nga Covid-19.

Krerët më të lartë të shtetit e nderuan kujtimin e 80 mijë prej tyre me një meshë kishtare.

Gati 20 mijë të tjerë iu shtuan listës me të infektuarit në Gjermani.

30 mijë bartës të tjerë u regjistruan në Francë në 24 orë, pak ditë pasi vendi kaloi pragun simbolik prej 100 mijë vikt.imash, bilancin më të rëndë në botë pas SHBA-së, Brazilit, Meksikës, Indisë, Britanisë, Rusisë dhe Italisë.

Italia njoftoi të dielën se ka vaksinuar 15 milionë persona me dozat kundër Covid-19, apo 25 për qind të popullatës, por është ende herët për të hequr kufizimet.

Një ditë më parë, punëtorë nga industria vendëse e spektaklit protestuan kundër masave.

2 mijë të infektuar dhe mbi 60 vikt,ima më tepër konfirmoi të dielën edhe Greqia brenda ditës.

Autoritetet thanë se mbi 95 për qind ishin të sëmurë ose të moshave 70 vjeç e sipër.

Jashtë Evropës, India shënoi një rekord të ri prej 261 mijë infektimesh, aq sa Amerika Veriore dhe Jugore të marra së bashku në 24 orë.

Edhe vendet e Azisë Juglindore po raportojnë një shpërthim rastesh të reja, ndërsa varianti autokton i virusit po rrezikon Afrikën e Jugut.

Por teksa gjithë bota goditet nga vala e re e pandemisë, Izraeli bëri të dielën një hap tjetër për kthimin drejt normalitetit, duke e hequr detyrimin e deritanishëm për maskat në publik.

Më shumë se gjysma e izraelitëve janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm.

“Maskat na u bënë pjesë e jetës. Do shohim çfarë do ndodhë kur të gjithë t’i heqin, pas një apo dy muajsh. Tani për tani kam frikë,” thotë një qytetare nga Jerusalemi.

Komento: