Gjermania largoi 40 diplomatë rusë, kërcënon Moska: Marrëdhëniet tona do të përkeqësohen

22:30 | 04 April 2022

Sanksionet ndaj Rusisë, po vazhdojnë nga shtetet e ndryshme.

Pas dëbimit të 40 diplomatëve rusë nga Gjermania, Rusia reagoi duke thënë se marrëdhëniet e saj më Gjermaninë do të përkeqësohen më teh, pas vendimit jo miqësor të Berlinit për dëbim, sipas Kremlinit.

“Reduktimi i pajustifikuar i stafit diplomatik të misioneve ruse në Gjermani do të kufizojë hapësirën që lejoi ruajtjen e dialogut midis vendeve tona, gjë që do të çojë në një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-gjermane”, tha ambasada ruse në Berlin në një deklaratë në Telegram.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova premtoi një përgjigje ndaj asaj që ajo e quajti “veprim dashakeq të makinerisë politike gjermane”, citon agjencia e lajmeve Interfax.

Komento: