Gjermania mirëpret heqjen e barrikadave në Veri: Shenjë e mirë që palët u përafruan

17:31 | 02 January 2023

Qeveria gjermane e mirëpret heqjen e barrikadave në Veri: Shenjë e mirë që palët u përafruan.

Qeveria gjermane e mirëpret dhe e konsideron lehtësim heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, tha zëdhënësja Christiane Hoffman, shkruan Reporteri.

“Është shenjë e mirë që palët janë përafruar me njëri tejtrin dhe që pakica serbe në Kosovën veriore i hoqi barrikadat”, tha Hoffman para gazetarëve në Berlin, siç e citoi “anews”.

Hoffman tha se qeveria federale gjerman në mënyrë aktive mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të Bashkimit Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Tash është e rëndësisë primare që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mbështetet më tutje”.

Hoffman nuk komentoi thirrjen e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për shtim të numrit të forcave paqeruajtëse të NATO’s në Kosovë.

Ajo tha se Berlini është i përqendruar në mbështetjen e dialogut të fascilituar nga BE.

Në një intervistë për gazetën gjermane WELT, Kurti tha se “një rritje e konsiderueshme e ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Forca e sigurisë e udhëhequr nga NATO, KFOR, supozohet të garantojë sigurinë në mbarë Kosovën që nga viti 1999. Ajo aktualisht ka pothuajse 3,800 anëtarë, duke përfshirë rreth 70 ushtarë gjermanë.

Në javët e fundit, serbët e Kosovës kishin ngritur barrikada në një duzinë vendesh në veri të Kosovës, duke bllokuar ndër të tjera rrugët e hyrjes në dy pika kufitare me Serbinë.

Komento: