Gjermania mposht minimalisht Çekinë, Belgjika përmbysë Zvicrën

22:39 | 11 Nëntor 2020

Belgjika përmbysë Zvicrën, Gjermania mposht minimalisht Çekinë.

Kombëtarja e Belgjikës ka përmbysur Zvicrën për fitore 2:1 ndërsa Gjermania ka mundur minimalisht Çekinë, 1:0, në ndeshjet miqësore të zhvilluara ditën e mërkurë.

Një gol i hershëm i Admir Mehmedit i dha epërsinë Zvicrës.

Belgjika në pjesën e dytë përmbysi gjithçka, duke shënuar dy herë përmes Michy Batshuayi.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Gjermania ka mposhtur 1:0 Çekinë, me golin e shënuar nga Gian-Luca Ëaldschmidt, në minutën e 13’-të të ndeshjes.

Komento: