Gjermania nis vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç

18:30 | 18 July 2021

Nis në Gjermani vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.

Në Gjermani nis sot vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç. Sipas mediave gjermane, janë gjithsej 23 qendra vaksinimi në Saksoni, ku do të vaksinohet kjo grupmoshë.

Për këtë qëllim, qeveria e Berlinit ka caktuar 27,000 doza të ndërmarrjes gjermane të bioteknologjisë BioNTech, raporton abcnews.

Vlen të përmendet se vaksina BioNTech është e vetmja e aprovuar deri më tani për fëmijët dhe adoleshentët në Gjermani.

Kushti për vaksinimin e tyre është që prindërit duhet të pranojnë dhe të jenë të pranishëm në vaksinim.

Data e vaksinimit të dytë vlerësohet në fund të pushimeve verore.

Komento: