Gjermania obligon të gjithë mërgimtarët të vaksinohen kur të kthehen nga Kosova

19:12 | 09 Shtator 2021

Gjermani ka dhënë një lajm për mërgimtarët që kthehen nga Kosova.

Shteti gjerman është duke obliguar gjithë mërgimtarët tanë që të vaksionohen, pas kthimit nga Kosova.

Indeksonline ka siguruar një letër që u është dërguar një mërgimtari (emër i njohur për redaksinë) në të cilën thuhet se duhet patjetër të vakisonohet.
Ndonëse testi u është dal negativ, Berlini zyrtar u kërkon patjetër vaksinim anti-covid.
“Meqë udhëtarët që kthehen nga Shqipëria, Bosnja, Kosova … etj kanë kontribuar në masë të madhe të përhapjes së koronavirusit. Përkundër një testi negativ, shumë prej tyre ishin me virus”. thuhet në letër.

Po ashtu, rekomandohet që brenda 7 ditëve të bëjën testin.

Komento: