Gjermania përkrahë sanksionet kundër Rusisë

19:26 | 26 February 2022

Rusia do të ketë sanksione nga shtetet e tjera të Evropës.

Gjermania do ta mbështesë kufizimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankare, SWIFT.

Kështu kanë bërë të ditur ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.

Në një postim të përbashkët të shtunën ata thanë se janë “nën presion të lartë për të shmangur dëmtimin kolateral kur shkëputet (Rusia) nga SWIFT, në mënyrë që të godasë njerëzit e duhur”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Ajo që na nevojitet është një kufizim i synuar dhe funksional i SWIFT”, kanë shtuar ata.

Komento: