Gjermania po e mposht koronavirusin, vetëm një viktimë me koronavirus në 24 orët e fundit

08:54 | 14 Shtator 2020

Koronavirusi po e humb betejën me Gjermaninë.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani është shënuar një i vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,350, shkruan The Guardian, transmeton GE.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 927 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 260,355.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Komento: