Këto janë arsyet se pse Gjermania po fiton luftën ndaj koronavirusit.
Gjermania duket se ka arritur sukses në fazën e parë të përhapjes së epidemisë së koronavirusit për të zbuluar dhe trajtuar pacientët në kohën e duhur.
Numri i të vdekurve në Gjermani është shumë më i ulët se në vendet e tjera të BE-së, edhe pse me një numër të ngjashëm të infektuarish.
Nga gati 5,813 pacientë në Gjermani, 13 vdiqën, që do të thotë se niveli i vdekjes është shumë më i ulët se për shembull në Francë me127 dhe Spanjë me 292. Italia në këtë rast as që llogaritet.
Është gjithashtu interesante që në SHBA, ku raportohen më pak raste të koronavirusit, ka deri në 10 herë më shumë vdekje.
Shumë ekspertë të shëndetit kanë theksuar disa arsye pse është kështu.
Disa profesionistë mjekësorë dhe drejtues politikë kanë thënë ditët e fundit se numri i të infektuarve dhe vdekjet e shkaktuara nga virusi famëkeq gjithsesi do të rritet ndjeshëm.
Kancelarja Angela Merkel tha se deri në 70 përqind të popullsisë mund të infektohen. Sidoqoftë, ekspertët thonë se Gjermania me siguri do të përfitojë nga përgatitja dhe faktorë të tjerë në këtë rast.
Ndër të tjera, Gjermania po vëzhgonte nga afër situatën në Itali, ku filloi epidemia për herë të parë në Evropë dhe mësoi prej andej.
“Ne ishim me fat që Italia ishte vendi i parë i prekur në Evropë, kështu që patëm ca kohë për t’u përgatitur për ardhjen e pashmangshme të virusit”, tha mjeku. Christoph Specht.
Siç shpjegoi ai, autoritetet shpejt anuluan disa ngjarje të mëdha, lëshuan paralajmërime higjiene për publikun dhe bënë gjëra të tjera për të ngadalësuar përhapjen.
“Ne gjithashtu ishim me fat sepse relativisht pak njerëz të moshuar ishin të infektuar, ndryshe nga Italia”, tha ai.
Kështu, Gjermania vendosi ndalime dhe anulime për ngjarjet ku morën pjesë më shumë se 1.000 njerëz.
Gjithashtu, vendi lider i Bashkimit Evropian ka disa predispozita për të adresuar më mirë çështje të tilla si epidemia.
Gjermania ka një rrjet të gjerë të laboratorëve rajonalë dhe ka qenë në gjendje të bëjë testime të gjera të koronavirusit më shpejt se shumë vende të tjera. Ajo ka një nga sistemet më të shtrenjta dhe më të gjera të shëndetit publik në botë me sigurime shëndetësore kombëtare të ofruara për të gjithë qytetarët.
Gjermania gjithashtu konsiderohet të ketë me shumë spitale në raport me popullsinë (rreth 1.900 spitale me një popullsi prej 82 milion).
Përveç rrjetit të tij të spitaleve, vendi ka përfituar qartë nga struktura e rreptë “Gesundheitsamt” e zyrave të shëndetit publik, e cila ushtron kontroll të rreptë, zbatimin e rregullave të higjenës dhe shëndetit.
Ka më shumë se 300 zyra shëndetësore të tilla në të gjithë vendin,të cilat kanë një autoritet të rëndësishëm.