Koronavirusi duket se është kthyer sërish në Evropë.
Gjermania duhet të prezantojë sa më shpejt të jetë e mundur një koncept për të luftuar kundër një vale të re të mundshme të pandemisë së koronavirusit në vjeshtë, njoftoi Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann, përcjell Express.
“Ne me shumë gjasa do të paraqesim konceptin e luftës kundër koronavirusit për vjeshtën gjatë korrikut”, tha Buschmann në një intervistë për gazetën Welt am Sonntag.
Ai tha se si pjesë e konceptit të ri, maska mbrojtëse do të luajë një rol më të fuqishëm, që do të nënkuptonte kthimin eventual të detyrimit për mbajtjen e maskave në hapësira të mbyllura. Ai shtoi se masat do të përshtaten me të dhënat aktuale nga terreni, pra frekuencën e infeksionit, por përjashtoi mundësinë e rikthimit të masave si mbyllja.
Në Gjermani, masat janë hequr që nga marsi.